top of page
Search

A është e vërtetë ringjallja e Jezusit

  • Writer: Jezusitedo
    Jezusitedo
  • May 3, 2020
  • 3 min read

Updated: May 4, 2020


Shkrimi i Shenjtë paraqet dëshmi bindëse që Jezus Krishti u ringjall vërtet prej së vdekurish. Ringjallja e Krishtit është regjistruar në Mateu 28:1-20; Marku 16:1-20; Luka 24:1-53; dhe Gjoni 20:1–Gjoni 21:25. Krishti i ringjallur shfaqet edhe në Librin e Veprave (Veprat 1:1-11). Nga këto pjesë mund të nxjerrësh disa “dëshmi” të ringjalljes së Krishtit. Së pari kemi ndryshimin dramatik të dishepujve. Ata u shndërruan nga një grup burrash të frikësuar dhe duke u fshehur në dëshmitarë të fortë, të guximshëm duke ndarë ungjillin kudo nëpër botë. Çfarë tjetër mund të shpjegojë këtë ndryshim dramatik përveç që Krishti i ringjallur t'u jetë shfaqur atyre?


Së dyti është jeta e apostullit Pal. Çfarë e ndryshoi atë nga të qenët një përndjekës i kishës në një apostull për kishën? Kjo ndodhi kur Krishti i ringjallur iu shfaq atij rrugës për në Damask (Veprat 9:1-6). Një dëshmi e tretë bindëse është varri bosh. Nëse Krishti nuk do të ishte ringjallur, atëherë ku është trupi i Tij? Dishepujt dhe të tjerë e panë varrin ku u varros Ai. Kur u kthyen, trupi i Tij nuk ishte atje. Engjëjt shpallën që Ai ishte ringjallur prej së vdekurish siç kishte premtuar (Mateu 28:5-7). Së katërti, dëshmi shtesë për ringjalljen e Tij janë njerëzit e shumtë të cilëve Ai iu shfaq (Mateu 28:5, 9, 16-17; Marku 16:9; Luka 24:13-35; Gjoni 20:19, 24, 26-29; 21:1-14; Veprat 1:6-8; 1 Korintasve 15:5-7). Dëshmi tjetër për ringjalljen e Jezusit është rëndësia e madhe që apostujt i dhanë ringjalljes së Jezusit. Një pjesë kyç mbi ringjalljen e Krishtit është 1 Korintasve 15. Në këtë kapitull, apostulli Pal shpjegon përse është kritike të kuptojmë dhe të besojmë në ringjalljen e Krishtit. Ringjallja është e rëndësishme për arsyet më poshtë: 1) Nëse Krishti nuk ishte ringjallur prej së vdekurish, as besimtarët nuk do të ringjallen (1 Korintasve 15:12-15). 2) Nëse Krishti nuk ishte ringjallur prej së vdekurish, flijimi i Tij për mëkatin nuk ishte i mjaftueshëm (1 Korintasve 15:16-19). Ringjallja e Jezusit provoi që vdekja e Tij ishte pranuar nga Perëndia si shlyerja për mëkatet tona. Nëse Ai thjesht do të kishte vdekur dhe qëndruar i vdekur, kjo do të tregonte që flijimi i Tij nuk ishte i mjaftueshëm. Si rrjedhim, besimtarët nuk do të ishin të falur për mëkatet e tyre dhe ata do të qëndronin të vdekur pas vdekjes (1 Korintasve 15:16-19). Nuk do të kishte diçka të tillë si jetë të përjetshme (Gjoni 3:16). “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (1 Korintasve 15:20). Së fundi, Shkrimi i Shenjtë është i qartë se të gjithë ata që besojnë Jezu Krishtin do të ringjallen për jetë të përjetshme sikurse edhe Ai (1 Korintasve 15:20-23). E para e Korintasve 15 vazhdon të përshkruajë se si ringjallja e Krishtit vërteton fitoren e Tij mbi mëkatin dhe se si na siguron fuqinë për të jetuar me fitore mbi mëkatin (1 Korintasve 15:24-34). Aty përshkruhet natyra e lavdishme e trupit të ringjallur që ne do të marrim (1 Korintasve 15:35-39). Aty shpallet se, si rezultat i ringjalljes së Krishtit, të gjithë ata që besojnë në Të kanë fitore përfundimtare mbi vdekjen (1 Korintasve 15:50-58). Çfarë e vërtetë e lavdishme është ringjallja e Krishtit! “Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin” (1 Korintasve 15:58). Sipas Biblës, ringjallja e Jezu Krishtit është pa dyshim më se e vërtetë. Në Bibël regjistrohet ringjallja e Krishtit, regjistrohet se si kjo u dëshmua nga mbi 400 njerëz dhe vazhdon të ndërtojë doktrinë të krishterë vendimtare mbi faktin historik të ringjalljes së Jezusit.






 
 
 

Recent Posts

See All
Untitled

Filloje diten tënde me Zotin!

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post

Subscribe Form

Thanks for submitting!

  • LinkedIn

©2020 by Jezusitedo. Proudly created with Wix.com

bottom of page